“Hormuzi, kurrë më si më parë”, iranianët kërcënojnë: Në asnjë rrethanë s’do të kthehet në gjendjen që ishte

Bota

“Hormuzi, kurrë më si më parë”, iranianët

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit e bllokuar, “në asnjë rrethanë” nuk do të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme, duke cituar një urdhër nga lideri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, i dhënë të dielën nga mediat gjysmëzyrtare iraniane.

Lajmin e konfirmoi Zëvendëskryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Nikzad.

“Ne në asnjë rrethanë nuk do ta kthejmë Ngushticën e Hormuzit në gjendjen e saj të mëparshme, sepse ky është një urdhër nga Lideri i Revolucionit”, ka cituar agjencia e lajmeve shtetërore, duke iu referuar një urdhri nga Khamenei, i cili ende nuk është parë ose dëgjuar në publik që kur u shpall udhëheqës.

Nikzad ka shtuar se ishte “një nga bekimet hyjnore të luftës që kuptuam se nëse e vendosim bllokadë në grykën e Ngushticës së Hormuzit, 25% e ekonomisë botërore do të prekej”.

Ashtu si Ngushtica e Hormuzit, edhe ajo e Bab al-Mandab është një tjetër pikë kyçe e transportit detar midis Jemenit dhe Afrikës.

Në mesazhin e parë të supozuar të Khameneit si udhëheqës suprem në fillim të këtij viti, ai tronditi tregjet globale duke dyfishuar masat për mbajtjen e mbyllur të ngushticës, e cila është bërë një pikë kyç qendrore e luftës SHBA-Izrael me Iranin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion