Helikopteri i Donald Trump pëson defekt në ajër, kryen ulje emergjente

Bota
Helikopteri i Donald Trump pëson defekt në ajër, kryen ulje

Helikopteri me të cilin po udhëtonte Presidenti i SHBA, Donald Trump, në Britaninë e Madhe, ka pësuar një defekt dhe ka bërë një ulje emergjente teksa ishte nisur drejt Aeroportit Stansted.

Sipas raportimeve, një problem hidraulik bëri që helikopteri të ulej në mënyrë emergjente në Aeroportin e Lutonit ndërsa Daily Mail ka publikuar dhe pamje nga momenti i nisjes.

Në bord ndodheshin Presidenti i SHBA, Donald Trump, bashkëshortja e tij, Melani Trump dhe stafi shoqërues.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku zhvilloi takime me familjen mbretërore dhe krerët e shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion