Gruaja tha se lindi 10 foshnje, autoritetet hedhin dyshime: Nuk ka ndodhur në asnjë spital...

Bota

Gruaja tha se lindi 10 foshnje, autoritetet hedhin dyshime: Nuk ka ndodhur

Qeveria afrikano-jugore thotë se nuk ka mundur të vërtetojë lajmin se një qytetare e këtij vendi ka sjellë në jetë 10 foshnje.

Zëdhënësja e saj, Phumla Williams tha se do t`i duhet ta verifikojnë ketë pretendim dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të ofrojmë asistencë. ajo shtoi se në spitalet shtetërore nuk është regjistruar një lindje e tillë.

Nëse konfirmohet, ky rast mund të shënojë rekord të ri botëror. Bashkëshorti i 37 vjeçare Thamara Sithole, tha se ata u shokuan nga lajmi, pasi nga kontrollet paraprake ai dhe gruaja e tij, mendonin se do te kishte tetë fëmijë “Janë shtatë djem dhe tri vajza.

Jam i lumtur. Jam i emocionuar. Nuk mund të flas shumë”, tha më herët Tehobo Tsotetsi për Pretoria News. Thamara është nënë e dy binjakëve gjashtëvjeçarë. ajo pretendon se është në gjendje të mirë, pas lindjes së foshnjave me prerje cezariane. Autoritetet e rekordeve Guinness kanë thënë se janë duke hetuar këtë rast.

Një grua që ka lindur tetë foshnja më 2009 në Shtetet e Bashkuara aktualisht mban rekordin Guinness për më së shumti foshnja të lindura për një herë. Lindje të tilla  zakonisht janë rezultat i trajtimeve të lidhura me fertilitet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion