Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese, nga 1 korriku heq përfundimisht...

Bota

Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese, nga 1 korriku heq

Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese ndërkohë që sezoni turistik ka filluar. Nga e shtuna ora policore e natës shkon në 1:30 me 5:00 të mëngjesit, kurse nga 1 korriku hiqet fare.

Po ashtu restorantet mund të hapin ambientet e brendshme, por të ajrosura dhe me dy vendkalime.

Muzika do të lejohet në zonat e ngrënies të cilët akomodojnë vetëm klientët e ulur në tavolina. Do të lejohen më shumë pjesëmarrës në teatro dhe aktivitet që kanë për funksion të ofrojnë dëgjesa apo argëtime.

Sa për studentët, do të rinisin ushtrimet praktike, laboratorike dhe klinike të të gjithë semestrave. Gjithashtu kufiri për shërbimet e hotelerisë do të rritet nga 100 në 300 klientë, nga 1 korriku.
Për dyqanet e telefonisë mobile mund të ketë njëkohësisht edhe 4 klientë në ambient të brendshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion