Greku pranon krimin: E vrava Karolinën, lashë fëmijën në krevat dhe e mbyta me jastëk

Bota

Greku pranon krimin: E vrava Karolinën, lashë fëmijën

Pas një muaj hetimesh, më në fund, krimi që tronditi të gjithë botën është zbardhur.

Për vrasjen e 20-vjeçares Caroline, është akuzuar bashkëshorti i saj, piloti 33-vjeçar, i cili ka pranuar të gjithë krimin. Ai ka rrëfyer me detaje, se si kreu aktin e rëndë, për më tepër, në sytë e fëmijës së tyre 12-muajshe.

“E vrava Karolinën, e mbyta me jastëk. Shkak u bënë konfliktet që kishim atë natë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,”- mësohet të ketë thënë 33-vjeçari.

I pyetur nga hetuesit se përse nuk e ka rrëfyer më parë krimin, ai ka thënë se merakosej për vajzën, e cila do të mbetej pa asnjë kujdestar.

Më tej, thuhet se shkak i konflikteve janë bërë vendimi i Carolinës për të braktisur të shoqin, e për t’u larguar së bashku me vajzën te prindërit e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion