Gjermania planifikon të dyfishojë trupat për të përballuar kërcënimin rus: 100,000 ushtarë të rinj deri në 2029

Bota

Gjermania planifikon të dyfishojë trupat për të

Gjermania po përgatitet të forcojë ndjeshëm ushtrinë e saj për të përmbushur objektivat e reja të NATO-s dhe për të përballuar rrezikun e një agresioni rus. Komandanti i Forcave të Armatosura, Alfons Mais, deklaroi se janë të nevojshme 100,000 trupa të reja aktive për t’u bashkuar me 62,000 trupat ekzistuese, në mënyrë që ushtria të jetë e gatshme për luftë deri në vitin 2029 dhe të ofrojë kapacitetet që Gjermania ka premtuar deri në vitin 2035.

Aktualisht, nivelet e personelit nuk janë të mjaftueshme, duke përfshirë edhe 37,000 trupa joaktive. Për të përforcuar praninë ushtarake, Gjermania ka krijuar një brigade në Lituani me rreth 5,000 trupa dhe ka vendosur patrulla detare në Baltik për të parandaluar sabotimet nënujor.

Mais bëri thirrje për një rritje prej 45,000 trupash aktive deri në vitin 2029, vit kur NATO parashikon se Rusia mund të jetë e aftë për një sulm të madh ndaj aleatëve perëndimorë. Megjithatë, Moska ka mohuar vazhdimisht çdo qëllim për të zhvilluar luftë kundër NATO-s.

ME TE LEXUARAT