Gjendje alarmante në kampet verore, mbi 100 fëmijë infektohen me Covid

Bota

Gjendje alarmante në kampet verore, mbi 100 fëmijë infektohen me

Disa kampe për fëmijë në Greqinë veriore janë prekur masivisht nga COVID, ku vetëm në ditët e fundit shumë fëmijë janë larguar pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë konstatuar në radhët e tyre 100 raste të reja pozitive, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për gjurmimin e kontakteve të tyre.

Shqetësuese mbetet fakti që edhe pse fëmijët futen në kampe çdo ditë duke kryer teste dhe kompanitë kujdese për zbatimin e rregullave, raste të reja vijojnë të zbulohen çdo ditë.


Protokollet shëndetësore për funksionimin e kampeve pas rasteve që u identifikuan gjatë periudhës së parë, janë bërë shumë më të rrepta.

Mediat greke raportojnë se ekziston një frikë e madhe se rastet mund të arrijnë deri në 500 në ditët në vijim pasi për shkak të moshës së fëmijëve, në sportet ekipore dhe lojërat, është veçanërisht e vështirë të mbani distanca. 

ME TE LEXUARAT