Gjenden 4 të vdekur në spital, arrestohet 51-vjeçarja e dyshuar për krimin

Bota

Gjenden 4 të vdekur në spital, arrestohet 51-vjeçarja e dyshuar

Të paktën 4 persona janë gjetur të vdekur në një klinikë në Potsdam, Gjermani, dhe e dyshuar për këtë krim është një 51-vjeçare, e cila ka përfunduar në pranga. Mediat gjermane shkruajnë se policia u thirr në klinikë të mërkurën rreth orës 21:00 ku gjeti 4 të vdekur dhe një të plagosur rëndë.

Për këtë ngjarje, zëdhënësi i policisë, Thorsten Herbst tha se viktimat kanë pasur lëndime të jashtme që tregonin dhunë. Policia ende po heton rrethanat dhe një punonjëse e klinikës është arrestuar.

Sipas mediave, viktimat ishin pacientë të klinikës që kujdeseshin për personat me aftësi të kufizuara. Ende nuk është zbuluar shkaku i këtij krimi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion