George W Bush uron Donald Trump për fitoren, ish-presidenti mesazh për Kamala Harrisin dhe Joe Biden

Bota

George W Bush uron Donald Trump për fitoren, ish-presidenti mesazh për

Ish-presidenti George W Bush, ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në SHBA, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh për kandidaten demokrate Kamala Harris dhe presidentin ende në detyrë, Joe Biden.

Në një deklaratë, George W Bush përgëzon Trump për zgjedhjen e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur, JD Vance.

“Unë e përgëzoj Presidentin Trump për zgjedhjen e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur JD Vance dhe familjet e tyre”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu ai ka falënderuar Joe Biden dhe Kamala Harris për shërbimin e tyre ndaj vendit.

“Faleminderit për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë”, tha ish-presidenti Bush.

Bush vuri në dukje se pjesëmarrja në zgjedhje ishte “një shenjë e shëndetit të republikës sonë dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike”.


Ai tha se ai dhe gruaja e tij, Laura, bashkohen me bashkëqytetarët në lutjen për suksesin e udhëheqësve të rinj në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Bush qëndroi dukshëm i heshtur në garën e 2024-ës, ndërsa zëvendëspresidenti i tij, Dick Cheney dhe vajza, Barbara Bush, mbështetën Harrisin.

ME TE LEXUARAT