Fshihnin drogë në varreza, policia i sekuestron 70 kg, arreston poseduesit
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 12:41
Bota

Policia italiane ka arrestuar 2 persona, pasi u kapën me 70 kg kanabis dhe kokainë. Mediat shkruajnë se kanë rënë në pranga një 43-vjeçar dhe një 55-vjeçar, i cili punonte si kujdestar i varrezave. Sipas mediave, duke cituar policinë, 21 kg prej sasive të gjetura ishin fshehur në një varr të zbrazët, rreth tre metra të lartë. Ndërsa pjesa tjetër ishin brenda një magazine.
Policia po ashtu ka mundur të sekuestrojë 300 gramë kokainë. Mediat raportojnë se ky aksion ishte nisur prej muajsh, ndërsa ishin në monitorim dy burra. Ishin pikërisht lëvizjet e dyshimta që të dy ata bënin gjatë orëve të natës.


