Turqia po digjet prej ditësh, reagon Almeda Abazi: Ju lutem na ndihmoni!

Showbiz

Turqia po digjet prej ditësh, reagon Almeda Abazi: Ju lutem na ndihmoni!

Turqia prej ditësh është nën pushtetin e zjarrit, ku për pasojë kanë vdekur 8 persona. Por, lajmi i keq është se nuk ka asnjë përmirësim, duke vënë në rrezik shumë banesa dhe toka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

Aktualisht janë evakuuar banorë të zonës dhe turistë.

Kjo ngjarja sigurisht ka prekur edhe Almeda Abazin, ish missi shqiptar që prej vitesh është martuar me aktorin turk, dhe jetojnë atje. Përmes një fotoje Në Instegram, që tregon më së miri situatën në Turqi, ajo bën thirrje për ndihmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

“I bëj thirrje për ndihmë vendeve që mund të na ndihmojnë. Jemi të shkatërruar nga zjarri. Nuk kemi mjaftueshëm aeroplanë që të vijnë në ndijmë nga ajri për të kontrolluar situatën. Kanë vdekur 8 persona, kanë ngordhur shumë kafshë dhe po shkatërrohen pyjet. Ju lutem, na ndihmoni! Kemi nevojë urgjentisht për aeroplanë. Kemi vetëm një botë”, shkruan shqiptarja.

Aktualisht disa vende i kanë ardhur në ndihmë Turqisë, por janë plot 122 vatra dhe duhen më shumë përforcime.

ME TE LEXUARAT