Franca dërgon anije në Mesdhe, revoltohet Turqia

Bota

Franca dërgon anije në Mesdhe, revoltohet Turqia

Dërgimi i një anije në Mesdhe nga Franca shoqëruar nga një fregatë greke në “shelfin e saj continental”, ka revoltuar Turqinë, duke e cilësuar si provokim. Kujtojmë se në një njoftim të puvlikuar së fundmi, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ishte në Ankara për bisedime me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, Greqia lëshoi një NAVTEX tre ditor, ku informonte se anija e Francës, “L’Atalante” do të zhvillonte kërkime në jug të ishujve të Kretës e të Rodit në Mesdheun Lindor.

Turqia u përgjigj menjëherë po me një mesazh NAVTEX duke I treguar se zona e përcaktuar prej grekëve për kërkime në fakt ishte pjesë e “shelfit continental” turk dhe se Athina nuk kishte asnjë autoritet mbi të. Pavarësisht kësaj, L’Atalante, e shoqëruar nga fregata greke.

“Elli,” hyri në zonë në 17 prill. Dy fregata turke iu afruan menjëherë, por francezët dolën me pretendimin se ishin në ujëra ndërkombëtare e aty nuk kishin nevojë për leje lundrimi. Ngërçi nuk zgjati shumë dhe francezët e grekët u larguan, ndërsa ministria e jashtëm turke mësohet të ketë thirrur ambasadorët e të dy vendeve për të protestuar ndaj këtij episodi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion