Karantina 5 ditë para zgjedhjeve: Emigrantët në Kapshticë e Kakavijë: Po na mohohet e drejta e votës

Aktualitet

Karantina 5 ditë para zgjedhjeve: Emigrantët në Kapshticë e

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dje që të gjithë udhëtarët që do të vijnë në vend nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do duhet të karantinohen për dy javë. Por ky lajm duket se i ka zënë të papërgatitur emigrantët, të cilët informacionin e kanë marrë me të mbërritur në pikat kufitare.

Emigrantët që janë futur përmes pikës së Kapshticës nuk kanë qenë në dijeni për vendosjen e karantinës. Ata janë shprehur se nuk janë dakord me vendosjen e kufizimit pasi kanë ardhur për të festuar Pashkët, dhe thonë se janë privuar nga e drejta për të votuar.

“Përderisa erdha do votoja. Shqipëria e ka kaluar më mirë se greku, dhe kjo na erdhi e çuditshme. Ka diçka këtu, po megjithatë kjo është kot, ne populli jemi kot,” u shpreh një qytetare.


“Ka një kleçkë këtu, të rrojnë të fuqishmit ne të vdesim,” u shpreh një tjetër.

Edhe këta emigrantë, lajmin e kanë marrë pasi kanë mbërritur në kufi ndërsa thonë se kanë ardhur për Pashkë dhe për të votuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion