Presidenti Biden thirrje Vjosa Osmanit të bëjë kujdes me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Kosovë&Rajon

Presidenti Biden thirrje Vjosa Osmanit të bëjë kujdes me dialogun

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden i ka shkruar një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku e uron për postin e ri. Në letër, Biden i kërkon presidentes që të bëjë kujdes me dialogun mes Kosovë- Serbi.

 “SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, shkruan presidenti i SHBA-ve.

 

Biden thekson aty se partneriteti mes dy vendeve është i rrënjosur në vlera të përbashkëta, dhe se do të punojë me Osmanin në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid 19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike. Në njoftimin e zyrës së presidentes së Kosovës përmendet edhe fakti që ajo ka kërkuar nga SHBA-ja ndihmë me vaksina. Përgjigja që mori ishte pozitive.

Biden tha se, “me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë”. Kreu i shtetit amerikan nuk la pa përmendur edhe raportin personal të familjes së tij me Kosovën ndërsa përmendi të birin, Beau, i cili ka shërbyer në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion