FOTO-LAJM/ I veshur me kostum sportiv dhe sytë mbyllur, dalin pamjet e para pas arrestimit të Maduros

Bota

FOTO-LAJM/ I veshur me kostum sportiv dhe sytë mbyllur, dalin pamjet e para

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka publikuar pamjet e para nga momenti i arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, nga forcat speciale amerikane Delta Force.

Siç shihet edhe në foto, Maduro, i veshur me kostum sportiv dhe me sytë mbyllur dhe me pranga në duar, shoqërohet nga ushtarët amerikanë.

FOTO-LAJM/ I veshur me kostum sportiv dhe sytë mbyllur, dalin pamjet e para

Më herët, CNN bëri me dije se Maduro dhe bashkëshortja e tij u arrestuan në dhomën e gjumit dhe u nxorën me forcë prej andej, për t’u dërguar më pas drejt SHBA-ve.

Vetë presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ndoqi LIVE të gjithë aksionin, duke e cilësuar atë të jashtëzakonshëm.

“Ata janë duke shkuar për në Nju Jork. Ata janë paditur në Nju Jork. Fillimisht u çuan në një anije, Iwo Jima, dhe do të vazhdojnë për në Nju Jork. U çuan me helikopter. Një fluturim i këndshëm, jam i sigurt se u pëlqeu”, tha Trump.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion