Fitoi 390.000 paund në lotari, vdes në mënyrë të mistershme 23-vjeçari

Bota

Fitoi 390.000 paund në lotari, vdes në mënyrë të

Callum Fitzpatrick, i cilësuar si një nga fituesit më të rinj në moshë të Lotarisë Kombëtare në Britani, ka humbur jetën në mënyrë të mistershme.

Ai e fitoi lotarinë kur ishte 16 vjeç, para 7 vitesh dhe humbi jetën tani në moshën 23-vjeçare, në rrethana ende të paqarta. Kur u bë fitues i 390 mijë paundëve ai punonte në marketin e prindërve të tij në belfast, ndërsa ishte tifoz i çmendur i Manchester United.

Kur mbushi 17 vjeç pati thënë se do të blinte një makinë që të shkonte ta shikonte ekipin e tij të zemrës duke luajtur në Old Trafford. Zëdhënësi i ekipit, Ballymartin GAC tha se klubi ishte i tronditur nga ky lajm. “Na u thye zemra”, u shpreh ai.

Ai la pas babain, nënën dhe tre motrat. Callum sapo ishte diplomuar për inxhinieri në Universitetin e Ulsterit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion