Festa nga Meka në rrënojat e Gazës! Bota kremton Bajramin, në Palestinë falja kryhet nën frikën e luftës

Bota

Festa nga Meka në rrënojat e Gazës! Bota kremton Bajramin,

Besimtarët musliman në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Pamjet nga xhamia e madhe në Mekë, kryeqendra e besimtarëve muslimanë u transmetuan në të gjithë botën.

Festimet që shënojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit nisën në Arabinë Saudite për të vazhduar në Evropë dhe disa shtete të tjera arabe të Gjirit, përfshirë Emiratetet e Bashkuara dhe Katarin.

Ndërsa vende të tjera si Irani, Omani, Egjipti apo Jordania do të nisin festimet të hënën sipas kalendarit hënor musliman.

Në të gjithë botën islame, festimet e Ramazanit këtë vit u lanë në hije nga rifillimi i goditjeve ushtarake të Izraelit në Gaza.

Ndryshe nga e gjithë bota besimtarët në Gaza nuk kishin shumë për të festuar.

Disa pamje treguan palestinezët të falnin namazin e Fitër Bajramit mes një grumbulli me rrënoja. Të tjera u panë përpara xhamive të shkatërruara nga bombardimet.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të vendeve muslimane dërguan urime me mesazhe bashkimi solidariteti dhe paqe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion