EMRI/ Arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar

Aktualitet

EMRI/ Arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar

Një i burgosur shqiptar, 34 vjeç, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur nga burgu Dozza në Bolonja.

Policia e burgjeve, ka shpërndarë foto dhe të dhëna personale në të gjitha organet e rendit dhe është në kërkim të tij.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, që i lejon të burgosurit të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative.

34-vjeçari, është arratisur në momentin që do të transferohej nga ndërtesat ku qëndrojnë të burgosurit gjysmë të lirë, të cilat ndodhen jashtë murit rrethues, në godinën qendrore të Dozza-s.

Një hipotezë është ai ka përfituar nga një derë e lënë hapur dhe ka arritur të largohet pa gjurmë.

Arratisjet nga burgu Dozza në Bolonja nuk janë të shpeshta, përkundrazi. Lajmi i fundit daton në vitin 2011, kur oficerët penguan një tentativë arratisjeje të tetë të burgosurve që ishin kapur duke gërmuar betonin rreth hekurave të qelisë.

Cili është regjimi i gjysmëlirisë?

Është një nga përfitimet e parashikuara për të burgosurit që vendoset nga Gjykata. I dënuari lejohet të kalojë një pjesë ose të gjithë ditën jashtë burgut për të marrë pjesë në aktivitete pune, edukative ose riintegrimi shoqëror.

Për t’u pranuar në gjysmëliri, i burgosuri duhet të ketë kryer të paktën gjysmën e dënimit kur dënimi i shqiptuar është më i gjatë se gjashtë muaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion