FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Trump!

Bota

FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të

FBI ka bastisur banesën e John Bolton, ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare gjatë mandatit të parë të Donald Trump, i cili sot është kthyer në një nga zërat më kritikë ndaj presidentit amerikan. Sipas asaj që ka raportuar shtypi amerikan, bastisja nga agjentët federalë është pjesë e një hetimi mbi sigurinë kombëtare, i urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Kontrolli është kryer në orën 7 të mëngjesit në shtëpinë e Bolton në Bethesda, Maryland. “ASKUSH nuk është mbi ligjin… agjentët e FBI-së në mision”, ka shkruar Patel në një postim enigmatik në X pak pas nisjes së operacionit.

Bastisja e banesës së Bolton vjen në kuadër të një hetimi mbi menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara, ndërkohë që administrata Trump ka ndërmarrë masa për të shqyrtuar veprimtarinë e disa figurave të dyshuara si kritike ndaj presidentit.

Bolton, për 17 muaj, ishte këshilltari i tretë për Sigurinë Kombëtare i Trump dhe është përplasur me të për çështjen e Iranit, Afganistanit dhe Koresë së Veriut. Hetimi lidhet me disa dokumente të klasifikuara që Bolton dyshohet se i ka përfshirë në librin e tij të shkruar pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, “The Room Where it Happened”, i cili sipas zyrtarëve ka zbuluar informacione sekrete.

Por Bolton është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Vetëm 2 muaj më parë, ai doli në skenë si ‘avokat i zellshëm’ i Sali Berishës, duke e cilësuar “të padrejtë” shpalljen non grata të ish-kryeministrit nga SHBA dhe duke kërkuar që ky vendim të rishihej nga administrata Trump. Madje media e familjes Berisha e ‘trumbetonte’ me të madhe deklaratën e tij. Tashmë vetë Bolton është në vështirësi dhe do duhet të përballet me drejtësinë. 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion