Krimet nuk kanë fund, njihuni me vendin që jeton pa ligje dhe policë

Bota

Krimet nuk kanë fund, njihuni me vendin që jeton pa ligje dhe

Ju ndoshta nuk e dinit, por ekziston një vend në botë ku nuk ka ligje dhe polici. Bëhet fjalë për Fregon, në shkretëtirën e Australisë Jugore, 1300 km larg Adelaides. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se në këtë vend janë regjistrur krimet më të frikshme.

5 vite më parë, një infermiere rreth moshës 56-vjeçare, u rrëmbye, u përdhunua dhe u vra nga një burrë me precedentë penalë. Ndërkohë që këto javë, për shkak të këtyre krimeve, u vendos që në këtë qytet të ketë një rajon policie, pasi më parë aty nuk kishte asnjë polic.

Ajo që i bindi ishin dëshmitë e shumë mjekëve dhe infermierëve, të cilët thanë se nëse nuk shikonin raste dhune në qytet gjatë një dite, ajo mund të quhej një ditë e mirë. Gjithashtu, në gjyqin e personit që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau infermieren, u mësua se i pandehuri kishte sulmuar shumë gra përgjatë 20 viteve të fundit.

ME TE LEXUARAT