Turistët që udhëtojnë në Maldive do të vaksinohen nga vetë shteti, ja vendimi i qeverisë

Bota

Turistët që udhëtojnë në Maldive do të vaksinohen

Ministria e Turizmit në Maldive ka dhënë lajmin e fundit, për të tërhequr turistët nga vendet e huaja. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se turistët që do udhëtojnë drejt Maldive, do mund të vaksinohen sapo të mbërrijnë në ishull, e mundësuar nga vetë shteti.

Ministria bëri me dije se do të fillojë një iniciativë të re “3V” që fton turistët të vaksinohen dhe të bëjnë pushime. Lajmin e bëri vetë me dije ministri Abdulla Mausoom, i cili theksoi se e gjithë kjo bëhet për shkak të ekonomisë së dëmtuar nga pandemia.

Gjithashtu, ministry Mausoom tha se Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit të vendit shumë shpejt do të shpallte udhëtime pa kufizime për vizitorët që tashmë janë vaksinuar plotësisht

ME TE LEXUARAT