Erdogan bisedë telefonike me Trump: Mos lejoni që procesi i paqes të sabotohet
Lajmifundit
/
8 Prill 2026, 17:49
Bota

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trump.
Gjatë telefonatës, të dy udhëheqësit diskutuan zhvillimet e vazhdueshme në rajon, veçanërisht armëpushimin e shpallur mbrëmë në lidhje me Iranin.
"Nuk duhet t'i jepet asnjë mundësi për të sabotuar procesin e paqes. Mbështetja e Turqisë për përpjekjet e zgjidhjes, të kryera së bashku me vendet mike dhe vëllazërore, veçanërisht Pakistanin, do të vazhdojë të rritet ", citohet të ketë thënë Erdogan.


