Epiqendra e pandemisë, covid-19 “gjunjëzon” Indinë, 314,835 raste pozitive brenda 24 orëve

Bota

Epiqendra e pandemisë, covid-19 “gjunjëzon” Indinë,

Çdo ditë që kalon, India raporton një rekord të ri të të infektuarve me Covid-19. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit, kanë rezultuar me Covid-19 314,835 persona, duke u bërë kështu epiqendra e pandemisë.

Mediat shkruajnë se kanë mbetur të vdekur 2.104 persona, por vazhdon të mbajë vendin e dytë, pas SHBA-së.

Sistemi shëndetësor i Indisë është mbingarkuar dhe autoritetet kanë frikë se situata do të përkeqësohet edhe për shkak të mungesës së pajisjeve të oksigjenit. Disa qytete të mëdha po raportojnë numër shumë më të madh të djegies dhe varrosjeve së viktimave sesa shifrat zyrtare të COVID-19, sipas mediave lokale dhe raporteve nga Reuters dhe Financial Times.

Kryeqyteti Nju Delhi aktualisht është nën izolim të plotë. Instituti Serum i Indisë, i cili prodhon vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, tha se nuk do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin mujor në 100 milionë doza deri në muajin korrik. Parashikimet paraprake kanë qenë për muajin maj.

Vonesa mund të ngadalësojë vaksinimin në Indi. Vendet e varfëra, si dhe disa kombe të pasura, po mbështeten te Serumi për furnizimet e vaksinës AstraZeneca. Por muajin e kaluar, India filloi të kufizonte eksportet për t’i dhënë përparësi nevojave të brendshme.

ME TE LEXUARAT