Emri/ Ra nga çatia e fabrikës ku punonte, humb jetën në vend i riu shqiptar

Bota

Emri/ Ra nga çatia e fabrikës ku punonte, humb jetën në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Porto Sant'Elpidio, në provincën e Fermos, Itali.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një djalë tetëmbëdhjetë vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale. Për pasojë i riu ka humbur jetën, teksa është identifikuar si Franco Mazelli.

Sipas mediave italiane, tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano. Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Emri/ Ra nga çatia e fabrikës ku punonte, humb jetën në


Çdo përpjekje e mjekëve për ta mbajtur në jetë të riun rezultoi e padobishme, pasi lëndimet nga rrëzimi ishin shumë të rënda. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion