Shfaqi probleme shëndetësore sapo hyri në ujë, pushuesi në Golem ndërron jetë rrugës për në spital

Aktualitet

Shfaqi probleme shëndetësore sapo hyri në ujë, pushuesi

Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion