E rëndë/ Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve, raportohet për disa të vdekur

Bota

E rëndë/ Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve, raportohet

Një ngjarje e tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtetin jugor indian Tamil Nadu, ku kanë humbur jetën 25 persona dhe 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë pasi një fabrikë fishekzjarrësh shpërtheu.

Zyrtarët deklaruan se fabrika duhej të ishte e mbyllur, por rreth 50 punëtorë ishin brenda në atë kohë, të cilët po punonin.

Ndërsa një shpërthim i dytë ndodhi teksa operacionet e shpëtimit ishin në vendngjarje, si pasojë u plagosën 13 persona të tjerë, megjithëse asnjëri nuk pësoi djegie serioze.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, ndërsa një hetim është duke u zhvilluar.

Një dëshmitar okular, i cili po trajtohet në spital, deklaroi për mediat se rreth 25 persona po punonin në verandën përpara fabrikës kur shpërtheu zjarri, duke dëmtuar të paktën tre dhoma dhe duke i shndërruar pjesë të ndërtesës në rrënoja.

Ndërkohë një padi është ngritur kundër pronarit të fabrikës dhe përgjegjësit të punës, të dy të cilët janë në arrati, deklaroi policia.

ME TE LEXUARAT