E rëndë, nuk i bindet urdhrit të policisë për kontroll, efektivët vrasin me armë zjarri shoferin e mitur

Bota

E rëndë, nuk i bindet urdhrit të policisë për kontroll,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku efektivët e policisë kanë vrarë me armë zjarri një shofer të mitur, pasi ky i fundit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Oficerët e policisë i kërkuan një shoferi 17-vjeçar të ndalonte për shkeljen e rregullave të trafikut, por i riu nuk pranoi dhe u përpoq të largohej. Më pas policët e qëlluan dhe e plagosën rëndë.

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Pasagjeri i parë u arratis, por i dyti, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

E gjithë ngjarja është filmuar dhe videot janë bërë virale në rrjet. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se dy efektivët ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit nga dritarja dhe më pas e qëllon ndërsa ai po largohej.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për vrasje të mundshme me dashje.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion