E rëndë, italiani godet me thikë 47-vjeçarin shqiptar

Bota

E rëndë, italiani godet me thikë 47-vjeçarin shqiptar

Një murator shqiptar rreth 47-vjeç është plagosur me thikë në Rivoltella di Desenzano në Itali.

Autori është një 50-vjeçar me precedent penal, ndërsa sherri ndodhi jashtë një lokali. Debati verbal agravoi dhe italiani nxori thikën duke qëlluar shqiptarin në krah.

Deri në momentin e mbërritjes së ambulancës shqiptarit në ndihmë i erdhi një mjek që u gjend rastësisht në vendin e ngjarjes duke bllokuar gjakderdhjen.

Disa orë më pas autori i fshehur në shtëpinë e një çifti u prangos, ndërsa tashmë do të akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion