E gjithë bota sytë nga Shtëpia e Bardhë, në Kiev dëgjohen sirena për sulme ajrore

Bota

E gjithë bota sytë nga Shtëpia e Bardhë, në Kiev

Sirena sulmesh ajrore janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ndërsa liderët evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndërsa pjesa më e madhe e fokusit të sotëm është te zhvillimet diplomatike në SHBA, lufta në Ukrainë vazhdon të marrë jetë njerëzish. Të paktën shtatë persona u vranë në Kharkiv, dhe tre persona u vranë gjithashtu në rajonin e Zaporizhzhies.

Më herët, presidenti ukrainas raportoi se ka patur viktima fëmijë midis të vrarëve në sulmet ruse gjatë natës.

Zelenskyy tha se “mbrëmë, sulmet ruse në qytetet tona vazhduan – midis të vrarëve ishin dy fëmijë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

“Njerëzit thjesht flinin kur ushtria ruse nisi sulmet mbi qytetet.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion