Bizneset e merrnin në punë, Kumrie Zika vidhte xhiron e ditës, policia: Janë dokumentuar 5 raste

Aktualitet

Bizneset e merrnin në punë, Kumrie Zika vidhte xhiron e ditës,
Pa kaluar 2 muaj nga grabitja e saj e fundit, 39 vjeçarja Kumrie Zika, e kthyer nw ‘makthin' e bizneseve në Tiranë, ka përfunduar në pranga

Ajo u kap sot në ambientet e një lokali në Tiranë,  nga Forca e Posaçme "Shqiponja". Pasi ndaj saj janë dokumentuar të paktën 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme.

Skema është e thjeshtë. Ajo shënjestron bizneset që kanë nevojë për staf, arrin të punësohet përkohësisht, vjedh xhiron ditore dhe largohet sa hap e mbyll sytë.

"Në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pasurisë, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Skema”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi  i shtetases të shpallur në kërkim K. Z., 39 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej. 

Në kuadër të këtij operacioni u dokumentuan 5 raste vjedhjesh të ndodhura në territoret e Komisariateve Nr. 1 dhe 2. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase", thuhet në njoftimin e Policisw.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion