Dy tërmete të fuqishme "lëkundin" Kubën, njëri 6.8 ballë

Bota

Dy tërmete të fuqishme "lëkundin" Kubën,

Dy tërmete të fuqishme goditën brigjet jugore të Kubës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Sipas autoriteteve lokale nuk kishte viktima se deri më tani nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Lëkundja e dytë, me magnitudë 6.8 ballë, ndodhi rreth një orë pas tërmetit të parë prej 5.9 gradësh, i cili u ndje në provincat e vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 25 milje (40 kilometra) në jug të Bartolome Maso, Kubë, sipas një raporti nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Zhurma u ndje në të gjithë shtrirjen lindore të Kubës, duke përfshirë qytetet më të mëdha si Santiago de Kuba, si dhe Holguin dhe Guantanamo. Mediat lokale në Xhamajka raportuan gjithashtu se ishulli ndjeu lëkundjet.

Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme të mëdha apo të lënduar në Kubë.

Banorët në Santiago, qyteti i dytë më i madh i Kubës, u tronditën të dielën. Yolanda Tabío, 76 vjeç, tha se njerëzit në qytet u dyndën në rrugë dhe ishin ende të nervozuar të ulur në dyert e tyre.

Ajo tha se ndjeu të paktën dy pasgoditje pas tërmetit, por se mes miqve dhe familjes ajo nuk kishte dëgjuar për ndonjë dëmtim.

ME TE LEXUARAT