Rusia dhe Ukraina kryejnë sulme masive me dronë ndërsa pritet plani i Trump për ndalimin e luftës
Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulmet e tyre më të mëdha me dron kundër njëra-tjetrës që nga fillimi i luftës.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka kapur 84 dronë ukrainas mbi gjashtë zona, duke përfshirë disa që i afroheshin Moskës, cka detyroi fluturimet të devijoheshin nga tre nga aeroportet kryesore të kryeqytetit.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 145 drone drejt çdo pjese të vendit të shtunën mbrëma, ku shumica e tyre u rrëzuan.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
ashpersimi i luftimeve vjen mes pritjeve qe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump mund të ushtrojë presion mbi të dyja palët për t'i dhënë fund konfliktit.
Përpjekja e Ukrainës per sulm ndaj Moskës ishte gjithashtu aksioni më i madh i saj në kryeqytetin rus që nga fillimi i luftës dhe u përshkrua si sulm "masiv" nga guvernatori i rajonit.
Shumica e dronëve u rrëzuan në rrethet Ramenskoye, Kolomna dhe Domodedovo, thanë zyrtarët.
Në Ramenskoye, në jug-perëndim të Moskës, pesë persona u plagosën dhe katër shtëpi u prekën nga zjarri për shkak të rënies së mbeturinave, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes, qe shtoi se 34 dronë ishin rrëzuar mbi qytet.
Në Ukrainë, të paktën dy persona u plagosën pasi një dron goditi rajonin e Odesës. Imazhet treguan flakët që ngriheshin nga disa ndërtesa, si dhe dëmet pasuese.
Forcat ajrore ukrainase thanë se 62 dronë të prodhuar nga Rusia u rrëzuan, ndërsa 67 kishin "humbur". 10 të tjerë u larguan nga hapësira ajrore e Ukrainës duke u kthyer në drejtim të Rusisë, si dhe Bjellorusisë dhe Moldavisë fqinje, shtoi ai.