Dronët “vrasës” janë projekti i fundit i kartelës meksikane të drogës, plagosen dy policë

Bota

Dronët “vrasës” janë projekti i fundit i

Dy policë kanë mbetur të plagosur në Michoacánnjë ditë më parë, pasi disa pajisje eksplozive u hodhën mbi ta nga dronët. Autoritetet kryesore, shkruajnë mediat, dyshojnë se pas këtij sulmi qëndron karteli i fuqishëm “Jalisco Neë Generation”. Mediat shkruajnë se një ditë më parë, ishin përdorur dy dronë dhe se ata ishin manipuluar në një mënyrë të ngjashme me dy dronët që u gjetën në bagazhin e makinës të anëtarëve të dyshuar të kartelit.

Ndërkohë, ekspertët bënë me dije se ata ishin vendosur që të shpërtheheshin në distancë dhe mund të kishin shkaktuar dëme vdekjeprurëse. Policët e plagosur dëshmuan se ishin vendosur për të pastruar rrugët që çonin në qytetin Aguililla, në Michoacán, të cilat ishin bllokuar nga karteli për të penguar hyrjen e forcave të sigurisë.

Sipas mediave, në gusht, dy dronë të manipuluar u gjetën në makinën e anëtarëve të dyshuar të CJNG. Mediat shkruajnë se dronët mendohet të jenë armët e fundit në një luftë vdekjeprurëse midis kartelit të drogës dhe forcave të sigurisë dhe atyre që kundërshtojnë ato.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fillim të këtij muaji, tetë trupa të gjymtuar u gjetën në zonë pas një beteje veçanërisht vdekjeprurëse midis dy grupeve. Aguililla është vendlindja e udhëheqësit të CJNG Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur gjithashtu si “El Mencho”. “El Mencho” është një nga njerëzit më të kërkuar të Meksikës dhe Administrata e Zbatimit të Drogës në SHBA po ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarë për informacionin që çon në kapjen e tij.

Karteli i tij është një nga më të fuqishmit në vend dhe ka qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj forcave të sigurimit meksikan, të tilla si një pritë në 2015 në Jalisco që la të vrarë 15 oficerë.

 

ME TE LEXUARAT