Dorëzohet Ukraina, nënshkruan marrëveshjen 175 miliardë dollarë me SHBA për tokat e rralla

Ukraina dhe SHBA-ja kanë nënshkruar një marrëveshje për një fond të përbashkët që do të investojë në rindërtimin e Ukrainës dhe një draft i marrëveshjes thotë se ajo do t’i japë Washingtonit akses të privilegjuar në burimet natyrore të Ukrainës.
Të dy vendet e nënshkruan marrëveshjen në Washington pas muajsh negociatash të vështira, me pasiguri që vazhdoi deri në momentin e fundit për shkak të një problemi të papritur në orët e fundit.
Një zyrtare e lartë ukrainase postoi në X se ka nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një Fondi të Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës dhe SHBA-së.
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara, po krijojmë Fondin që do të tërheqë investime globale në vendin tonë,” shkroi Zëvendëskryeministrja e Parë, Yulia Svyrydenko, krahas një selfie-je të saj në Washington DC.
Ndërsa sekretari i Thesarit, Scott Bessent, publikoi një mesazh me video duke njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet dhe themelimin e Fondit të ri të Investimeve SHBA-Ukrainë.


