Një tjetër viktimë në rrugët shqiptare! Këmbësorja vdes pas përplasjes së rëndë nga makina

Aktualitet

Një tjetër viktimë në rrugët shqiptare!

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqi.

Një mjet ka përplasur këmbësoren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion