Kryeministrja e Italisë, Meloni: Mocion për njohjen e Palestinës, ja dy kushtet që duhet të plotësohen patjetër

Bota

Kryeministrja e Italisë, Meloni: Mocion për njohjen e Palestinës,

Italia është e gatshme ta njohë shtetin e Palestinës, por kjo njohje do të varet nga përmbushja e dy kushteve të qarta dhe të panegociueshme. Këtë e bëri të ditur Kryeministrja Giorgia Meloni, e cila tha se shumica parlamentare do të paraqesë një mocion për këtë çështje në Dhomën e Deputetëve.

Sipas Melonit, njohja e Palestinës do të mund të realizohet vetëm nëse plotësohen dy kushte kryesore: lirimi i pengjeve dhe përjashtimi i Hamasit nga çdo proces apo strukturë qeverisëse brenda Palestinës.

“Nuk jam kundër njohjes së shtetit palestinez, por duhet të vendosim prioritetet e duhura,” deklaroi Meloni. Ajo shtoi se shpreson që kjo qasje të gjejë mbështetje edhe nga opozita, ndërsa u shpreh e bindur se nuk do të mbështetet nga Hamasi dhe grupet islamiste ekstremiste.

Kryeministrja theksoi se njohja duhet të bëhet në bazë të arsyes dhe stabilitetit, jo nën ndikimin e forcave radikale, duke kërkuar një qëndrim të përbashkët dhe të matur nga të gjitha forcat politike në vend.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion