“Do të jenë ditë të vështira”, Ministri italian: Konflikti në Lindjen e Mesme do të zgjasë të paktën 7 javë

Bota

“Do të jenë ditë të vështira”, Ministri

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se konflikti me Iranin nuk do të jetë i shkurtër dhe mund të zgjasë të paktën gjashtë deri në shtatë javë.

“Forcat e armatosura iraniane kanë gjithashtu aftësinë të rezistojnë për disa ditë të tjera, këto do të jenë ditë të vështira”, shtoi Tajani.

Ministri i Jashtëm italian gjithashtu theksoi rëndësinë e kuptimit të efektivitetit të mbrojtjes bërthamore franceze, veçanërisht në kontekstin e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Franca tha se operacioni i SHBA-së dhe Izraelit ishte i paligjshëm, por ofroi bazën në Lindjen e Mesme për operacione kundër Iranit. Substanca është një gjë, deklaratat parimore janë një tjetër”, tha ai.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion