Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA-së

Bota

Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish

Veterani 39-vjeçar i Forcave Ajrore Amerikane, Matthew James Sullivan, është gjetur i vdekur, vetëm disa muaj para se të dëshmonte para Kongresit në lidhje me programet sekrete qeveritare që lidhen me UFO-t.

Sipas autoriteteve të ekzaminuesit mjekësorë të Virxhinias, vdekja e tij, më 12 maj 2024, iu atribuua një “mbidoze aksidentale” nga një kombinim i alkoolit dhe ilaçeve, duke përfshirë Alprazolam, relaksues muskujsh dhe antidepresivë.

Megjithatë, rrethanat e vdekjes së tij kanë ngritur alarm politik. Përfaqësuesi Eric Burlison e quajti rastin “jashtëzakonisht shqetësues” dhe bëri thirrje që FBI të ndërhyjë, duke përmendur implikime të mundshme të sigurisë kombëtare.

Në një letër drejtuar drejtorit të FBI-së, Kash Patel, vihet re se “rrethanat e papritura dhe të dyshimta të vdekjes ngrenë pyetje serioze, veçanërisht ndërsa Sullivan po përgatitej të dëshmonte para Kongresit”.

Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish

FBI, pa komentuar konkretisht për rastin, konfirmoi se po heton lidhjet e mundshme midis vdekjes së Sullivan dhe rasteve të tjera të shkencëtarëve të zhdukur ose të vdekur në SHBA.

Sullivan, një fitues i Yllit të Bronztë për veprimet e tij në Operacionin Liria e Qëndrueshme, kishte shërbyer në agjenci kritike të inteligjencës, siç janë Forcat Ajrore dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Sipas burimeve, ai mori pjesë në një program sekret të mbledhjes së mbeturinave të UFO-ve dhe dyshohet se kishte parë nga afër objekte fluturuese të paidentifikuara në posedim të qeverisë amerikane. Dëshmia e tij e ardhshme besohet se do të zbulonte informacione thelbësore rreth dekadave të operacioneve sekrete.

Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish

Ndërkohë, dëshmitarë të tjerë kanë raportuar gjithashtu kërcënime. Ish-oficeri David Grusch i tha Kongresit se SHBA-të kanë UFO dhe “artefakte biologjike jo-njerëzore”, ndërsa zbuloi gjithashtu se ai mori kërcënime për jetën.

Rasti Sullivan, i kombinuar me të tjerët, përforcon skenarët e një rrjeti të errët që rrethon programet sekrete dhe ngre pyetje të reja në lidhje me sigurinë e atyre që përpiqen të flasin publikisht./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion