Digjet ndërtesa e banimit në Tajvan, vdesin 9 persona, plagosen 44 të tjerë

Bota

Digjet ndërtesa e banimit në Tajvan, vdesin 9 persona, plagosen 44

Një ndërtesë 13 katëshe në Tajvan është përfshirë nga zjarri e për pasojë kanë ndërruar jetë 9 persona dhe kanë mbetur të plagosur 44 të tjerë. Ndërtesa 13-katëshe u dogj rreth orës 3 të mëngjesit, thanë zyrtarët e Departamentit të zjarrfikësve në qytetin Kaohsiung.

Zjarrfikësit vazhduan me përpjekjet e kërkim-shpëtimit deri në orët e pasdites. Zjarri ishte “jashtëzakonisht i egër” dhe shkatërroi shumë kate të ndërtesës, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i zjarrfikësve. Zjarrfikësit nuk janë të sigurt për burimin e zjarrit, por vunë re se flakët ishin më intensive aty ku ishte grumbulluar shumë rrëmujë.

Dëshmitarët okularë u thanë mediave lokale se kishin dëgjuar zhurmën e një shpërthimi rreth orës 3 të mëngjesit. Ndërtesa është e vjetër rreth 40 vite me dyqane në nivelet më të ulëta dhe apartamente sipër. /TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion