Babai i Ardit Beshirit rrëfen detaje tronditëse: Menaxherja e firmës urdhëroi djalin që të punonte aty ku rrëshqiti dheu!

Aktualitet

Babai i Ardit Beshirit rrëfen detaje tronditëse: Menaxherja e

Gjatë kërkimeve gjendet një këpucë, në ndihmë forcat e FSK dhe grupi i shpëtimit nga Bulqiza. Prej pesë ditësh vazhdojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili mbeti i bllokuar nën një masiv dheu dhe balte në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafën e Burrelit, kërkimet vazhdojnë ende pa rezultat.

Arditi, i cili po punonte me një eskavator, e zuri poshtë një rrëshqitje e madhe dheu që e mbuloi bashkë me mjetin me të cilin punonte dhe e mori përpara materiali i rërës dhe ujit i kësaj fabrike.

Babai i tij, Nerim Beshiri, vazhdon të bëjë apel për gjetjen e trupit të djalit institucioneve shtetërore.

“Shteti të më ndihmojë. E kërkojmë djalin prej 5 ditësh, janë gjetur sende metalike dhe një këpucë. Nuk ka aparatura që gjejnë trupin e njeriut, shteti të kërkojë ndihmë nga fqinjët. Menaxherja e firmës i dha urdhër djalit që të punonte aty ku rrëshqiti dheu.

Djali punonte në këtë firmë prej 4-5 vitesh, askush s'erdhi të më japë ngushëllime. Djali më tha dy ditë para fatkeqësisë që ka punë të rrezikshme,” -tha babai për Report Tv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion