Dënohet me 5 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

Bota

Dënohet me 5 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

Gjykata penale e Parisit ka dënuar me 5 vjet burg ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy.

Sarkozy u shpall fajtor për konspiracion kriminal në lidhje me përdorimin e fondeve të paligjshme nga ish-udhëheqësi libian, Muammar Gaddafi, për financimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

Gjykata e liroi Sarkozy-n nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës. Megjithatë, ai u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 100,000 eurosh.

Hetimi filloi në vitin 2013, pas deklaratave të Saif al-Islam Gaddafi dhe biznesmenit libanez Ziad Takieddine, të cilët pretenduan se fushata e Sarkozisë kishte marrë miliona euro nga qeveria libiane. Gjyqtarja Nathalie Gavarino theksoi se Sarkozy kishte lejuar ndihmësit e tij të kontaktonin zyrtarët libianë për të siguruar mbështetjen financiare.

Në këtë rast u përfshinë edhe ish-ministrat e brendshëm, Claude Gueant dhe Brice Hortefeux, të cilët u shpallën fajtor për korrupsion dhe konspiracion kriminal. Gruaja e Sarkozisë, Carla Bruni-Sarkozy, u akuzua për fshehje të provave dhe bashkëpunim, të cilat ajo i mohon.

Kjo nuk është përballja e parë e Sarkozy-së me drejtësinë. Ai është dënuar më parë për korrupsion dhe për financim të paligjshëm të fushatës në çështjen e njohur si “afera Bygmalion”. Përveç pasojave ligjore, dënimet i kanë kushtuar edhe humbjen e dekoratës së Legjionit të Nderit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion