Ankesat e votuesve nga Diaspora, ja çfarë vendimi ka marrë KLGJ para 11 majit!

Aktualitet

Ankesat e votuesve nga Diaspora, ja çfarë vendimi ka marrë KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka miratuar një platformë elektronike që mundëson paraqitjen online të kërkesave nga zgjedhësit që votojnë jashtë Shqipërisë.

Sipas vendimit të datës 6 mars 2025, qytetarët shqiptarë që ndodhen jashtë vendit do të mund të dërgojnë kërkesat e tyre për regjistrim në procesin zgjedhor përmes adresës zyrtare të postës elektronike [email protected].

Gjykata do të shqyrtojë dhe vendos për këto kërkesa përmes platformës “Microsoft Teams” brenda 48 orëve nga momenti i regjistrimit në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të KLGJ-së dhe hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion