Covid-19 i shkatërroi jetën dhe shëndetin, 49- vjeçari tregon mankthin që nuk po mbaron

Njihuni me Jason Kelk, 49 vjeç, nga Anglia, i cili prej një viti vuan pasojat e rënda që Covid-19 i ka lënë. Ai rrëfen se para një viti u dërgua në spital me urgjencë, ku rezultoi i infektuar me Covid-19. Që nga prilli i 2020, 49-vjeçari nuk u largua nga spitali. Ai transferua në kujdesin intensiv dhe u lidh me një ventilator vetëm 48 orë më vonë.
49-vjeçari rrëfen për mediat se dëmi i shkaktuar nga virusi në stomakun thuhet se e ka lënë atë me gastroparesis, duke e bërë atë të vuajë nga të vjella shpesh herë. Nuk është e qartë nëse ai është padyshim pacienti më jetëgjatë me koronavirus në vend, por media “Leeds Live” i ka dhënë atij këtë titull.

Ndërkohë që bashkëshortja e tij, tha se ai ka bërë hapa të mëdha gjatë dy muajve të fundit, ku mjekët e hoqën nga ventilatori i tij në fillim të Prillit. Jason ende ka një trakeostomi (hapje në qafë për një tub ventilator) dhe vazhdon të vjellë çdo ditë. “Veshkat dhe mushkëritë e tij ishin shkatërruar pothuajse plotësisht dhe ai ka zhvilluar dyshim për gastroparezë (kur stomaku nuk mund të zbrazet normalisht).
Specialistët thonë se gjendja është shkaktuar nga ushqimi që nuk zbrazet siç duhet nga stomaku, duke çuar në të vjella. Ata shtojnë se nuk ka asnjë shkak të qartë për gjendjen, por mund të lidhet me komplikimet e diabetit të tipit 2”, tha ajo.


