Britania e "pushtuar" nga COVID, mbi 30 mijë infektime të reja gjatë 24-orëve

Bota

Britania e "pushtuar" nga COVID, mbi 30 mijë infektime të

Britania ka regjistruar 30,215 raste me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e Covid-19 humbën jetën edhe 86 qytetarë të tjerë. Totali i rasteve fatale që nga fillimi i pandemisë shkon kështu në 130,086 që nga fillimi i pandemisë.

Që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar një total prej 5,982,581 rastesh pozitive në Britaninë e Madhe. Ndërkohë, 73.5% e popullatës së të rriturve në vend janë plotësisht të vaksinuar ndërsa 165,669 persona e morën dozën e dytë të vaksinës vetëm dje.

Totali i të vaksinuarve tashmë është 38,874,837.

ME TE LEXUARAT