Zjarret në Greqi drejt zonave të banuara, shkrumbohet vila në Athinë
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 20:23
Bota

Pamjet e shkrumbimit të një vile në periferi të Athinës janë regjistruar nga korrespodenti në Greqi, mbrëmjen e sotme.
Zjarret që filluan nga një pjesë pyjore u përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era. Flakët arritën në shumë pak orë në qendrat e banuara duke shkatërruar e djegur çfarë u doli përpara.
Edhe pse në aksion ishin dhjetëra zjarrfikës, ata nuk mundën të shpëtonin shtëpitë në atë zonë duke i lënë nën pushtetin e flakëve.
E gjithë zona periferike në Athinë është përfshirë nga tymi i madh duke sjellë vështirësi në punën e zjarrfikësve./ABC


