Dalin pamjet/ Deputeti Bledion Nallbati së bashku me vëllain dhunojnë shoferin e kamionit në Bilisht!

Aktualitet

Dalin pamjet/ Deputeti Bledion Nallbati së bashku me vëllain

Një sherr është shënuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Bilishtit ku është përfshirë deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.

Nallbati së bashku më vëllanë e tij ka qenë duke udhëtuar me një makinë dhe në një kryqëzim i kanë zënë rrugën drejtuesit të një kamioni. Dyshohet se sherri ka qenë momental për çështje parakalimi, por më pas ai ka degraduar deri në përdorimin e grushteve.

Në një moment, në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, shihet kandidati në listën e sigurt të PD në qarkun e Korçës që kërcen mbi kamion për të goditur drejtuesin, por është tërhequr nga kalimtarët e rastit.

Mësohet se të tre personat janë shoqëruar në komisariatin e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion