Bomba në Pakistan vrau njerëzit e gabuar, shenjestra e “terroristëve” ishte ambasadori kinez, zbulohet shkaku

Bota

Bomba në Pakistan vrau njerëzit e gabuar, shenjestra e

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Pakistan, ku një bombë që shpërtheu në parkimin e një hoteli vrau 5 persona dhe plagosi 12 të tjerë, publikohen dyshimet e para. Dje u tha se sulmin e ka kryer grupi Tehrik-e Taliban (TTP), i njohur si talibanët pakistanezë, ku pas një njoftimi bënë të ditur se shenjestër ishin zyrtarët.

Sot, mediat ndërkombëtare shkruajnë se shenjestër dyshohet se ka qenë ambasadori kinez. Ky i fundit, po qëndronte në hotelin ku ndodhi shpërthimi, por në momentin e shpërthimit, ishte jashtë për një takim.

Por pse ky sulm? Mediat shkruajnë se Kueta, kryeqyteti i Provincës Baloçistan, e cila është e pasur me burime natyrore. Provinca kufizohet me Afganistanin dhe Iranin. Rajoni është rrënuar nga dhuna sektare, sulmet nga militantët islamikë dhe një kryengritje separatiste që ka shkaktuar mijëra viktima që nga viti 2004.

Pakënaqësia atje është rritur pasi investimet kineze në kuadër të projektit 60 miliardë dollarësh të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan nuk u ofruan atyre shumë përfitime. Në qershor, kryengritësit shënjestruan Bursën e Pakistanit, e cila është pjesërisht në pronësi të kompanive kineze. Sulmin e mori përsipër Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit.

ME TE LEXUARAT