Bie numri i të infektuarve, Italia lehtëson shtetërrethimin e natës

Bota

Bie numri i të infektuarve, Italia lehtëson shtetërrethimin e

Qeveria italiane ka marrë vendimin për të lehtësuar shtetërrethimin natën, kjo pasi ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19. Mediat italiane shkruajnë se në të ashtuquajturat zona të verdha italiane, ku ekziston një rrezik i moderuar i koronavirusit, ndalimi i orarit do të kthehet me një orë, në orën 23:00 në vend të orës 22:00 dhe nga 7 qershori, një orë tjetër zgjatet deri në mesnatë.

Bëhet me dije se Roma zyrtare ofroi mundësinë për të hequr tërësisht shtetrrethimin nga 21 qershori. Në qershor, shumë nga 20 rajonet e Italisë gjithashtu do të shpallen zona të bardha, që do të thotë pothuajse asnjë kufizim për koronavirusin.

Italia ka lehtësuar gradualisht masat për javë të tëra, paralelisht me rënien e niveleve të infeksionit. Që nga e hëna, vendi me 60 milionë banorë ka regjistruar më pak se 3 500 infeksione të reja me koronavirus brenda 24 orësh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion