Ambasada në Londër ankohet ndaj "Sky News" për reportazhin mbi shqiptarët: Nxit stereotipe etnike

Aktualitet

Ambasada në Londër ankohet ndaj "Sky News" për
Ambasada shqiptare në Londër është ankuar zyrtarisht pranë autoritetit rregullator britanik të medias për lajmet e Sky News mbi shqiptarët.

Sipas shkresës së publikuar, ngrihen shqetësime për raportime të pasakta, pa kontekst dhe të përgjithësuara që e lidhin identitetin shqiptar me kriminalitetin duke nxitur stereotipe etnike.

“Në vijim të reportazhit të njëanshëm dhe të papërgjegjshëm të Sky News, 6-7 gusht, mbi shqiptarët dhe komunikimit të zhvilluar me drejtuesit e këtij kanali, sot Ambasada e Shqipërisë në Londër depozitoi një ankesë zyrtare pranë Ofcom, autoritetit rregullator britanik të medias.

Ankesa ngre shqetësime serioze për pasaktësi, mungesë konteksti dhe përgjithësime të pajustifikuara, të cilat e lidhin identitetin shqiptar me kriminalitetin dhe, në vend që të informojnë me përgjegjësi, prezantojnë dhe përforcojnë stereotipe etnike ndaj shqiptarëve.

Ambasada në Londër ankohet ndaj "Sky News" për
Ambasada në Londër ankohet ndaj "Sky News" për
Liria e medias është themelore. Po aq themelor është detyrimi që ajo të jetë e saktë dhe të mos ushqejë paragjykime ndaj një komuniteti të tërë për veprimet e disa individëve”, bën me dije ambasada përmes postimit në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT