Marrëveshja me SHBA, Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua për mbrojtjen

Politikë

Marrëveshja me SHBA, Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua
Përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka njoftuar lajmin e mirë për marrëveshjen për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF), me Republikën e Shqipërisë.

Në njoftimin e DSCA, rikonfirmohet angazhimi i SHBA për aleanca dhe partneritete të forta dypalëshe, të bazuara në respektin reciprok, investimet e përbashkëta dhe prioritetet strategjike.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, e ka cilësuar si një lajm të mirë që ka jehonë përtej shifrës prej 302 milionë dollarësh për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me SHBA.

“DSCA njofton lajmin e mirë për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me Shtetet e Bashkuara. Konfirmim edhe një herë i SHBA i besimit të tyre te Shqipëria, te Aleanca jonë dhe te rruga që kemi zgjedhur për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Marrëveshja për huanë direkte në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF) është një investim i rëndësishëm në kapacitetet tona mbrojtëse dhe në aftësinë e Shqipërisë për të kontribuar edhe më shumë në sigurinë e përbashkët të NATO-s.

Nga Angazhimi i Hagës te NATO 3.0, Shqipëria ???????? po e kthen vizionin në kapacitete konkrete.

Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes. #StrongerTogether”, thuhet në reagimin e Nufit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion